Si të kuptojmë çfarë lloj lëkure kemi?
Lloji i lëkurës përcaktohet nga niveli i hidratimit natyral të saj. Por, si të kuptojmë çfarë lëkure kemi?
Pastroni fytyrën me një larës të butë dhe prisni 60 minuta pa aplikuar asnjë produkt shtesë. Nëse vini re se lëkura tendoset dhe ashpërsohet, atëherë keni lekurë të thatë. Nëse vini re se lëkura yndyroset lehtë në zonën e ballit ose hundës, atëherë keni lëkurë mikse. Nëse lëkura prodhon sasi të madhe yndyre, atëherë ajo është e yndyrshme dhe nëse lëkura ka një nivel të balancuar hidratimi, lëkura juaj është normale.
Mund të keni dëgjuar se lëkura është akneike/sensitive, të cilat janë problematika të lëkurës dhe jo tip lëkure.