La Roche-Posay Anthelios Invisible Fluid SPF50 + është një krem mbrojtës ndaj diellit për fytyrën, ultra i lehtë. Kremi është i rezistent ndaj ujit, djersës dhe rërës. Formulimi minimalist dhe hipoalergjik është krijuar posaçërisht për lëkurën e ndjeshme, kështu që i përshtatet çdo lloji lëkure. Për më tepër, mbrojtja e gjerë UVA / UVB / Infrared (PPF 46, SPF 50+) është e rehatshme në lëkurë pa u ndier e yndyrshme ose ngjitëse. Përkundrazi, ky produkt rrëshqet lehtë mbi lëkurë, pa krijuar ndjesi shqetësimi dhe shenja të bardha. Dhe pjesa më e mirë, është gjithashtu i përshtatshëm për zonën e konturit të syve, pasi formulimi minimal nuk i djeg sytë.
Karakteristikat
- Tekstura: krem fluid;
- Problematika e lëkurës: ekspozimi në diell, lëkurë sensitive;
- Koha e aplikimit: para ekspozimit në diell;
- Mosha: 10+;
- Lloji i lëkurës: të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë lëkurë sensitive;
- Përfitimet kryesore: përmban mbrojtje nga rrezatimi ultraviolet UVA / UVB / Infrared (PPF 46, SPF 50+), tekstura ultra e lehtë përhapet lehtë dhe nuk krijon shenja të bardha, e përshtatshme për zonën e konturit të syve pasi nuk i djeg sytë .
Përbërësit Kryesorë
- Mbrojtje UVA / UVB / Infrared shumë e lartë, e gjerë, e qëndrueshme në dritë, e mban lëkurën të mbrojtur nga rrezatimi;
- Mbrojtja optimale SPF 50+, e përforcuar ndaj rrezeve UVA me PPD 46 (më e lartë se rekomandimi Europian) falë një sistemi filtrimi të patentuar të quajtur Mexoplex®, siguron mbrojtje shumë të lartë për lëkurën;
- Uji i burimeve Termale La Roche-Posay siguron veti qetësuese për lëkurën.
Si të përdoret
Aplikoni La Roche-Posay Anthelios Invisible Fluid SPF50 + bollshëm në fytyrë 30 minuta para ekspozimit në diell. Aplikoni shpesh dhe bollshëm në mënyrë që të ruani nivele të larta mbrojtjeje, veçanërisht pas notit, peshqirit ose djersitjes. Mbani mend se ekspozimi i tepërt diellor është i rrezikshëm, dhe se as produktet me mbrojtje shumë të lartë nuk mund ta mbajnë lëkurën tuaj 100% të mbrojtur nga dëmtimi i diellit.
Anila –
Kushton pak, por është the best 😍