Bioderma Sensibio H2O është një solucion i butë pastrues i përshtatshëm për lëkurë sensitive dhe intolerante. Është një ujë mishelar i përshtatshëm për heqjen e papastërtive dhe makeup-it. Formulimi i veçantë lejon një proces pastrimi të butë që nuk kërkon shpëlarje me ujë dhe mund të përdoret në çdo rast edhe nëse uji nuk është në dispozicion. E preferuara nga të gjithë grimierët ose makeup artistët, Bioderma Sensibio H2O ishte formula e parë në treg dhe vazhdon të jetë bestseller në të gjithë botën. Edhe pse është formuluar për tu përdorur nga lëkurat sensitive, kjo formulë është e përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës.
Karakteristikat
Bioderma Sensibio H2O ka karakteristikat e mëposhtme:
- Heq plotësisht makeup-in, madje edhe ato që janë kundra ujit.
- Formulim i butë që nuk shqetëson lëkurën
- Nuk kërkon shpëlarje me ujë dhe mund të përdoret në çdo kohë
- Parandalon acarimin e lëkurës Hipoalergjike, e përshtatshme për lëkurë sensitive
- E përshtatshme për pastrimin e fytyrës, përfshirë zonën e syve
- Pa aromë
- Pa Alkool
Si të përdoret
Vendosni Bioderma Sensibio H2O në një rreth pambuku dhe pastroni butësisht zonën e fytyrës dhe syve. Nëse është e nevojshme, ky proces mund të përsëritet. Nuk kërkon shpëlarje me ujë.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.