CeraVe Eye Repair Cream është një krem për sytë me një kompleks përbërësish me prejardhje nga deti për të zvogëluar rrathët e zinj dhe qeskat e syve (sytë e fryrë). Me ceramidet e veçanta që janë element kryesor në CeraVe, ajo hidraton thellësisht dhe qetëson lëkurën dhe madje është aprovuar nga Shoqata Kombëtare e Ekzemës (USA) për t’u përdorur nga njerëzit me lëkurë atopike. E testuar oftalmologjikisht dhe e sigurt për t’u përdorur në konturin e syve.
Karakteristikat
- Tekstura: krem;
- Problematikat e lëkurës: rrathët e zinj, qeskat e syve;
- Koha e aplikimit: në mëngjes dhe në mbrëmje;
- Mosha: 20+;
- Lloji i lëkurës: të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë ato sensitive;
- Përfitimet kryesore: ushqen lëkurën, zvogëlon fryrjen e syve dhe rrathët e zinj;
- Formuluar pa: aromë.
Përbërësit Kryesorë
- Ceramidet thelbësore 1, 3 dhe 6-II ndihmojnë për të restauruar barrierën e lëkurës falë biokompatibilitetit dhe aftësisë për të mbajtur lagështirën;
- Acidi hialuronik mund të mbajë deri në 1000x peshën e tij në ujë, që do të thotë se është në dispozicion për të hidratuar lëkurën;
- Niacinamide ndihmon për të zvogëluar inflamacionin dhe për të qetësuar lëkurën;
- Kompleksi Detar dhe Botanik ndihmon në zvogëlimin e rrathëve të zinj dhe fryrjes së syve.
Si të përdoret
Aplikoni CeraVe Eye Repair Cream bollshëm në mëngjes dhe në mbrëmje, në konturin e syve.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.