CeraVe Hydrating Cleanser është nje larës i butë, i përshtatshëm veçanërisht për ata që kanë lëkurë normale në të thatë, por është gjithashtu i aprovuar nga Shoqata Kombëtare e Ekzemës (USA) për t’u përdorur në lëkurën atopike dhe psoriazën. Me një teksturë kremoze që nuk shkumon, pastron butësisht të gjitha papastërtitë, duke e lënë lëkurën të rehatshme dhe të butë pa dëmtuar barrierën e lëkurës falë ceramideve dhe acidit hialuronik.
Karakteristikat
- Tekstura: krem;
- Problematikat: dehidratimi, lëkura atopike, psoriaza;
- Koha e aplikimit: në mëngjes dhe në mbrëmje;
- Mosha: 3+;
- Lloji i lëkurës: lëkurë normale në të thatë, përfshirë sensitive;
- Përfitimet kryesore: pastron lëkurën, jo-shkumues, jo-komedogjenik;
- Formuluar pa: aromë, sapun.
Përbërësit Kryesorë
- Ceramidet thelbësore 1, 3 dhe 6-II ndihmojnë për të rivendosur barrierën e lëkurës falë biokompatibilitetit dhe aftësisë për të mbajtur lagështirën;
- Acidi hialuronik mund të mbajë deri në 1000x peshën e tij në ujë, që do të thotë se është në dispozicion për të hidratuar lëkurën;
- Teknologjia MVE siguron një çlirim të ngadaltë të përbërësve aktivë për një hidratim që zgjat gjithë ditën.
Si të përdoret
Aplikoni CeraVe Hydrating Cleanser në mëngjes dhe në mbrëmje, mbi lëkurën e lagur. Masazhoni për të hequr papastërtitë dhe shpëlajeni me ujë të vakët.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.