CeraVe Renewing SA Foot Cream është një krem rigjenerues për këmbët, i përshtatshëm për lëkurat shumë të thata dhe të ashpra. Ky formulim ndihmon në rigjenerimin e lëkurës, duke nxitur një veprim eksfoliues që ndihmon në largimin e qelizave të vdekura. Ky proçes eksfoliues ju mundëson një teksturë më të lëmuar dhe ndihmon në rinovimin e sipërfaqes së lëkurës duke reduktuar zonat e vrazhda dhe duke përmirësuar nivelet e hidratimit të lëkurës. Miratuar nga Shoqata Kombëtare e Ekzemës në USA.
Karakteristikat
- Tekstura: krem
- Problematikat e lëkurës: lëkurë e ashpër dhe e plasaritur tek këmbët
- Koha e aplikimit: gjatë gjithë ditës
- Mosha: 10+
- Lloji i lëkurës: lëkura e thatë/shumë e thatë, duke përfshirë edhe ato sensitive
- Përfitimet kryesore: ushqen lëkurën, përmirëson teskturën
- Formuluar pa: parfum/fragranca
Përbërësit kryesorë
Ceramidet esenciale 1, 3 dhe 6-II ndihmojnë në rivendosjen e barrierës së lëkurës falë biokompatibilitetit dhe aftësisë për të ruajtur lagështinë.
Acidi salicilik ndihmon në eksfoljimin dhe largimin e qelizave të vdekura, për ta bërë lëkurën më të lëmuar;
MVE Delivery Technology siguron një çlirim të ngadaltë të përbërësve aktivë për një hidratim që zgjat gjithë ditën.
Si të përdoret
Aplikoni kremin e këmbëve CeraVe Renewing SA në mëngjes dhe në mbrëmje.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.