Pudër ndriçuese me teksturë të hollë, i pasuruar me vaj Trëndafili të Egër dhe vitaminë C, e cili krijon një vello shkëlqimi transparente, duke nxjerrë në pah tiparet e fytyrës dhe duke i dhënë një pamje të shëndetshme.
Mbulim transparent / look me shkëlqim.
Shkëlqimi dhe Trëndafili i Egër janë tani fjalë sinonime për KORRES -një marrëdhënie që fitoi vrull përmes serisë legjendare të kujdesit për lëkurën, ndërsa tani hedh “dritën” e saj në linjën e re të makeup-it, për një super shkëlqim në çdo vështrim!
Koleksioni i ri dallohet për vetitë e vajit të Trëndafilit të Egër – një përbërës i vlefshëm nga vitet e eskperiencës së Farmacisë Korres në Pagrati, një përbërës që nxjerr në pah versionin rrezatues të lëkurës së femrave. Vaji i Trëndafilit të Egër ka veti të forta antioksiduese. Ai vjen nga frutat e kësaj luleje me një përmbajtje shumë të lartë të vitaminës C – 9x përmbajtje më të lartë se ajo e lëngut të portokallit -, ndërkohë që është e pasur edhe me Ω3, Ω6, Ω9 acide yndyrore dhe vitaminë A. Përmirëson pamjen e rrudhave të holla dhe tonalitetit të lëkurës. Jep shkëlqim dhe rrezatim, ndërsa ka veti të shkëlqyera hidratuese dhe qetësuese.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.