Pudër delikate që stabilizon makeup-in dhe mbulon papërsosmëritë për një lëkurë pa të meta dhe rrezatuese. Pasuruar me vaj Trëndafili të Egër, vitaminë C, acide yndyrore dhe rruaza që reflektojnë dritën. Ofron një look përfundimtar të ndritshëm dhe natyral.
Shkëlqimi dhe Trëndafili i Egër janë tani fjalë sinonime për KORRES -një marrëdhënie që fitoi vrull përmes serisë legjendare të kujdesit për lëkurën, ndërsa tani hedh “dritën” e saj në linjën e re të makeup-it, për një super shkëlqim në çdo vështrim!
Koleksioni i ri dallohet për vetitë e vajit të Trëndafilit të Egër – një përbërës i vlefshëm nga vitet e eskperiencës së Farmacisë Korres në Pagrati, një përbërës që nxjerr në pah versionin rrezatues të lëkurës së femrave. Vaji i Trëndafilit të Egër ka veti të forta antioksiduese. Ai vjen nga frutat e kësaj luleje me një përmbajtje shumë të lartë të vitaminës C – 9x përmbajtje më të lartë se ajo e lëngut të portokallit -, ndërkohë që është e pasur edhe me Ω3, Ω6, Ω9 acide yndyrore dhe vitaminë A. Përmirëson pamjen e rrudhave të holla dhe tonalitetit të lëkurës. Jep shkëlqim dhe rrezatim, ndërsa ka veti të shkëlqyera hidratuese dhe qetësuese.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.