La Roche-Posay Effaclar MAT zvogëlon madhësinë e poreve dhe rregullon sekretimin e sebumit, në mënyrë që lëkura të ketë një look mat dhe pa shkëlqim të tepërt. Ky krem hidraton dhe matifikon lëkurën në çast. Është projektuar për lëkurë të yndyrshme dhe i përshtatshëm edhe për lëkurë të ndjeshme. Ka një teksturë jo të yndyrshme, nuk mbyll poret dhe përmban ujë termal La Roche-Posay për të hidratuar pa lënë mbetje yndyrore në lëkurë – 100% e përdoruesve deklarojnë se ky krem nuk lë një look përfundimtar të yndyrshëm. Produkti jep rezultate të dukshme ditë pas dite, duke vepruar dyfish – kundër shkëlqimit të lëkurës dhe zvogëlon poret.
Karakteristikat
- Tekstura: krem fluid;
- Problematikat e lëkurës: sebum i tepërt, pore të zgjeruara;
- Koha e aplikimit: mëngjes dhe mbrëmje;
- Mosha: 13+;
- Lloji i lëkurës: lëkurë e yndyrshme ose mikse, duke përfshirë lëkurat e ndjeshme;
- Përfitimet kryesore: rregullon sebumin, matifikon lëkurën, zvogëlon poret e zmadhuara;
- Formuluar pa: parabene, alkool, vaj.
Përbërësit Kryesorë
- Sebulyse është një substancë e re aktive seborregulluese, me veprim më të fortë se zinku, e përzgjedhur për shkak të vetive të saj rregulluese të prodhimit të sebumit;
- Mikro-sfungjerë që thithin sebumin, duke e lënë lëkurën të matifikuar;
- Perliti ka një efekt matifikues pas aplikimit të kremit.
Si të përdoret
Aplikoni La Roche-Posay Effaclar MAT në mëngjes dhe/ose në mbrëmje në të gjithë fytyrën. Shmangni zonën e syve. E shkëlqyeshme si bazë për make-up.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.