Vichy Minéral 89 jo vetëm që hidraton dhe tonifikon lëkurën, por gjithashtu ndihmon në forcimin e barrierës së lëkurës. E pasur me Acid Hialuronik dhe Ujë Termal Mineralizues Vichy, mund të forcojë dhe rigjallërojë ndjeshëm lëkurën. Acidi Hialuronik, ka veti të fuqishme hidratuese dhe tonifikuese. Ndërsa, Uji Termal Mineralizues Vichy, i pasur me 15 minerale thelbësore, mund të ndihmojë në forcimin e barrierës së lëkurës dhe mbrojtjen e lëkurës nga agresionet e përditshme. Me një teksturë të freskët xheli, të përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës, është e përkryer për t’i dhënë lëkurës tuaj një shtesë ditore hidratimi dhe për të rritur mbrojtjen ndaj agresorëve të jashtëm. Pas një muaji, 94% e përdoruesve e ndjejnë lëkurën më të ndritshme, 87% mendojnë se lëkura duket më e shëndetshme dhe 83% mendojnë se lëkura është plotësisht e hidratuar.
Karakteristikat
- Tekstura: xhel;
- Problematika e lëkurës: dehidratim, thatësi, humbje e vitalitetit;
- Koha e aplikimit: në mëngjes dhe në mbrëmje;
- Mosha: 12+;
- Lloji i lëkurës: të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë lëkurën sensitive;
- Përfitimet kryesore: hidraton thellë lëkurën duke siguruar hidratim afatgjatë, forcon barrierën e lëkurës dhe mbron lëkurën nga agresionet e përditshme, tonifikon dhe zbut lëkurën;
- Formuluar pa: alkool, aromë, parabene.
Përbërësit Kryesorë
- Glicerina tërheq ujin dhe e lidh atë me lëkurën. Ndihmon në mbajtjen e lëkurës të hidratuar dhe gjithashtu të mbrojtur nga agresorët e jashtëm;
- Acidi Hialuronik ka veti të fuqishme hidratuese. Mund të hidratojë thellë dhe gjithashtu ta tonifikoje lëkurën; 89% Ujë Termal Mineralizues Vichy, i cili është i pasur me 15 minerale thelbësore, ndihmon në forcimin e barrierës së lëkurës. Ndihmon në mbajtjen e lëkurës të hidratuar dhe gjithashtu të mbrojtur nga agresorët e jashtëm.
Si të përdoret
Vendosni Vichy Minéral 89 si në mëngjes ashtu edhe në mbrëmje në lëkurë të larë me para dhe pak të lagur me ujë. Masazhojeni butësisht dhe prisni të thithet plotësisht para se të vendosni produktet e tjera.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.