La Roche-Posay Nutritic Lips është një balsam tubet për buzët e thata dhe sensitive, i cili në 1 muaj zvogëlon 4 shenjat e buzëve të thata dhe të ndjeshme: brishtësia, tërheqja, këputja, hollësia. Ky balsam jo i yndyrshëm dhe i butë absorbohet menjëherë nga lëkura. Përmban kompleks të biolipideve dhe ceramideve për të kompensuar mangësitë e përgjithshme të ceramideve dhe rikthyer barrierën mbrojtëse të lëkurës për një periudhë të gjatë kohore. Nuk përmban aromë. Ky balsam siguron mbrojtjen e buzëve nga thatësia që rezulton nga ftohja / era, fuqizon, zbut lëkurën, parandalon çarjen dhe u jep buzëve një pamje të shëndetshme.
Karakteristikat
- Tekstura: stick/tubet;
- Problematikat e lëkurës: buzë shumë të thata;
- Koha e aplikimit: gjatë gjithë ditës;
- Mosha: 10+;
- Lloji i lëkurës: të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë ato sensitive;
- Përfitimet kryesore: hidraton, tonifikon buzët, ushqen, shmang tharjen;
- Formuluar pa: paraben, aromë.
Përbërësit Kryesorë
- Kompleksi Biolipid dhe Ceramides 5 ndihmon për të zvogëluar mungesën e lipideve tek buzët dhe për rivendosjen e barrierës së lëkurës;
- Gjalpi shea, dylli i bletës dhe vajrat nga farat e Ricinës, farat Meadowfoam, Black Currant, Koriander, fara Kajsish dhe Sojë ndihmojnë për të ushqyer lëkurën.
Si të përdoret
Aplikoni La Roche-Posay Nutritic Lips në buzët tuaja sipas nevojës.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.