Teknologjia
Alpha Arbutin zvogëlon shfaqjen e njollave të errëta hiperpigmentimit dhe mund të ndihmojë në përmirësimin e tonifikimit të lëkurës. Në mënyrë që të shpërndahet më mirë në lëkurë është përdorur në një përqendrim të lartë prej 2% kundrejt përqendrimit standart prej 1% dhe e mbështetur me një formë të acidit Hialuronik të gjeneratës së fundit. Alpha Arbutin është shumë më e fortë në efekt se Arbutina ose Beta Arbutin.
Shënim: Alpha Arbutin është jashtëzakonisht e ndjeshme ndaj degradimit në prani të ujit nëse pH i formulimit nuk është ideal. PH i kësaj formule është vërtetuar të jetë më i përshtatshëm për të minimizuar degradimin e Alpha Arbutin.
Si të përdoret
Vendosni disa pika në fytyrë në mëngjes dhe mbrëmje pas pastrimit të fytyrës. Përdorni mbrojtje nga dielli gjatë ditës. Nëse ndodh acarim, ndërpriteni përdorimin dhe konsultohuni me një mjek. Përdorni vetëm sipas udhëzimeve në lëkurë të padëmtuar. Këshillohet testim lokal para përdorimit në gjithë fytyrën. Mbajeni larg fëmijëve.
Testet patch (testim lokal) janë një mënyrë e thjeshtë për t’ju ndihmuar të parashikoni nëse mund të përjetoni një reagim fillestar negativ ndaj një produkti të ri. Rekomandohet të kryeni një provë patch përpara se të përfshini ndonjë produkt të ri në rutinën tuaj. Mëposhtë kemi përshkruar një metodë të përgjithshme për kryerjen e patch testit tuaj bazuar në llojin e produktit.
- Vendosni një sasi të vogël të produktit në një zonë të pastër të lëkurës në parakrahun e sipërm.
- Mbajeni zonën të thatë.
- Nëse produkti ka një kohëzgjatje të specifikuar të përdorimit, shpëlajeni pasi të ketë kaluar kjo kohë. Përndryshe shpëlajeni pas 24 orësh.
- Nëse vërehet ndonjë skuqje, djegie, kruarje, flluskë ose acarim në çdo kohë gjatë testit, mos e përdorni produktin.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.