Serumi nga The Ordinary me Ascorbic Acid 8% dhe Alpha Arbutin 2% përmirëson tonalitetin e lëkurës. Gjithashtu, ai:
- redukton rrudhat dhe rrit shkëlqimin natyral të lëkurës;
- pastron lëkurën nga njollat e krijuara nga ekspozimi i tepërt në diell, nga aknet apo plakja;
- stimulon prodhimin e kolagjenit për të patur një lëkurë më të tendosur/tërhequr;
- i kombinuar me SPF mbron lëkurën nga ndjeshmeria ndaj rrezeve të diellit.
Teknologjia
Kjo formulë kombinon dy nga agjentët më të fuqishëm zbardhues në kujdesin e lëkurës: Vitamina C e pastër dhe Alpha Arbutin, të dyja të tretura në një formulë plotësisht pa ujë për një stabilitet ideal. Vitamina C është një antioksidant efektiv që zbardh tonalitetin e lëkurës dhe zvogëlon shenjat e plakjes. Alpha Arbutin është një përbërës aktiv biosintetik shumë i pastër që zvogëlon pamjen e njollave të errëta dhe tonalitetin e pabarabartë të lëkurës.
Shënime: Vitamina C dhe Alpha Arbutin janë më pak të qëndrueshme në formulimet që përmbajnë ujë dhe përdorimi i tyre i kombinuar në formulime që përmbajnë ujë nuk është i këshillueshëm. Ky formulim është një tretësirë e qëndrueshme pa ujë dhe mund të ndihet pak “vajor” për disa sekonda pas aplikimit, pavarësisht nga fakti që është plotësisht pa vaj.
Si të përdoret
Vendosni disa pika ne fytyrë në mëngjes dhe darkë si pjesë e rutinës tuaj të kujdesit për lëkurën. Shmangni përdorimin rreth syve. Përdorni mbrojtje nga dielli në mëngjes. Nëse ndodh acarim, ndërpriteni përdorimin dhe konsultohuni me një mjek. Përdorni vetëm sipas udhëzimeve në lëkurë të padëmtuar. Këshillohet testim lokal para përdorimit në gjithë fytyrën. Mbajeni larg fëmijëve. Ruajeni në një vend të freskët dhe pa dritë.
Testet patch (testim lokal) janë një mënyrë e thjeshtë për t’ju ndihmuar të parashikoni nëse mund të përjetoni një reagim fillestar negativ ndaj një produkti të ri. Rekomandohet të kryeni një provë patch përpara se të përfshini ndonjë produkt të ri në rutinën tuaj. Mëposhtë kemi përshkruar një metodë të përgjithshme për kryerjen e patch testit tuaj bazuar në llojin e produktit.
- Vendosni një sasi të vogël të produktit në një zonë të pastër të lëkurës në parakrahun e sipërm.
- Mbajeni zonën të thatë.
- Nëse produkti ka një kohëzgjatje të specifikuar të përdorimit, shpëlajeni pasi të ketë kaluar kjo kohë. Përndryshe shpëlajeni pas 24 orësh.
- Nëse vërehet ndonjë skuqje, djegie, kruarje, flluskë ose acarim në çdo kohë gjatë testit, mos e përdorni produktin.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.