The Ordinary Niacinamide 10% + Zink 1% ndihmon lëkurën akneike duke:
- minimizuar irritimet dhe inflamacionin e shkaktuar nga aknet;
- stabilizuar mbiprodhimin e yndyrës;
- trajtuar njollat e shkaktuara nga aknet deri në zbehjen e tyre;
- pastruar poret dhe rrjedhimisht zvogëlimin e pamjes së tyre.
Teknologjia
Niacinamida (Vitamina B3) këshillohet për të zvogëluar shfaqjen e akneve dhe bllokimin e poreve. Përqendrimi i lartë prej 10% i kësaj vitamine mbështetet në formulim nga kripa e zinkut e acidit pirrolidon karboksilik për të ekuilibruar aspektet e dukshme të aktivitetit të sebumit.
Kundërindikimet: Nëse në të njëjtën kohe po përdoret edhe Vitamina C (Acid L-Askorbik dhe / ose Acid L-Askorbik i Etiluar), ato duhen aplikuar në kohë tjetër me Niacinamiden (idealisht Vitamina C në darkë dhe Niacinamida në mëngjes). Përndryshe, Niacinamida mund të dëmtojë integritetin e Vitaminës C.
Shënime: Ndërsa Niacinamida dhe Zinc PCA zvogëlojnë pamjen e akneve dhe ekuilibrojnë aktivitetin e dukshëm të sebumit, asnjëri nuk është trajtim për aknet. Për shqetësime të vazhdueshme të lidhura me aknet, rekomandohet përdorimi i Benzoyl Peroxide dhe / ose Acidit Retinoik. Nuk rekomandohet përdorimi i vazhdueshëm i BHA siç është Acidi Salicilik për aknet e vazhdueshme ndërsa mund të ndihmojë për përmirësim të përkohshëm. Ky formulim mund të përdoret së bashku me trajtimet e akneve nëse dëshironi përfitime më të dukshme.
Studime të pavarura tregojnë se Niacinamida është gjithashtu një përbërës efektiv për të zbardhur tonin e lëkurës.
Si të përdoret
Vendosni një sasi të vogël në mëngjes dhe mbrëmje para hidratuesit. Nëse ndodh acarim, ndërpriteni përdorimin dhe konsultohuni me një mjek. Përdorni vetëm sipas udhëzimeve në lëkurë të padëmtuar. Këshillohet testim lokal para përdorimit në gjithë fytyrën. Mbajeni larg fëmijëve.
Testet patch (testim lokal) janë një mënyrë e thjeshtë për t’ju ndihmuar të parashikoni nëse mund të përjetoni një reagim fillestar negativ ndaj një produkti të ri. Rekomandohet të kryeni një provë patch përpara se të përfshini ndonjë produkt të ri në rutinën tuaj. Mëposhtë kemi përshkruar një metodë të përgjithshme për kryerjen e patch testit tuaj bazuar në llojin e produktit.
- Vendosni një sasi të vogël të produktit në një zonë të pastër të lëkurës në parakrahun e sipërm.
- Mbajeni zonën të thatë.
- Nëse produkti ka një kohëzgjatje të specifikuar të përdorimit, shpëlajeni pasi të ketë kaluar kjo kohë. Përndryshe shpëlajeni pas 24 orësh.
- Nëse vërehet ndonjë skuqje, djegie, kruarje, flluskë ose acarim në çdo kohë gjatë testit, mos e përdorni produktin.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.