Teknologjia
Formulimi pa ujë përmban 0.2% Retinol të pastër, një përbërës që mund të zvogëlojë shfaqjen e vijave të imëta, të dëmtimit nga Dielli dhe plakjes së përgjithshme të lëkurës. Ndërsa Retinoli është studiuar gjerësisht, ai është irritues për lëkurën dhe ekzistojnë teknologji të reja që imitojnë efektet e dukshme të Retinolit pa shkaktuar acarim të lëkurës si për shembull Granactive Retinoid 2% ose Granactive Retinoid 5%.
Portofoli i zgjeruar i retinoideve të The Ordinary përfshin formulimet e mëposhtme:
Retinoid Granactive 2% in Squalane (Forcë mesatare, Pa Irritim)
Retinoid Granactive 5% in Squalane (Forcë e lartë, pak ose aspak irritim)
Retinol 0.2% in Squalane (Forcë e ulët, Irritim i moderuar)
Retinol 0.5% in Squalane (Forcë mesatare, Irritim i lartë)
Retinol 1% in Squalane (Forcë e lartë, Irritim shumë i lartë)
Kujdes: Në fazat fillestare të përdorimit derisa lëkura të krijojë tolerancë, Retinoli mund të shkaktojë acarim të konsiderueshëm, skuqje dhe peeling të lëkurës, veçanërisht rreth syve dhe gojës. Nëse nuk keni përdorur formulime të retinolit me forcë të lartë në të kaluarën, ju rekomandojmë fuqimisht që të filloni rutinën tuaj të retinolit me Retinolin 0,2% në Squalane dhe ta ndryshoni më vonë, pasi lëkura juaj krijon tolerancë, me Retinoli 0,5% në Squalane dhe Retinol 1% në Squalane. Në këtë mënyrë do arrini të njëjtat rezultate përfundimtare pa skuqje dhe efekte të pakëndshme.
Shënim: Uji mund të ndikojë në qëndrueshmërinë e retinolit. Për më tepër, vajrat bimorë në formulimet e retinolit mund të shkaktojnë peroksidimin e lipideve dhe mund të dëmtojnë integritetin e retinolit. Kjo formulë nuk përmban ujë, silikone, vajra bimorë ose alkool.
Kujdes: Retinoidet mund ta bëjnë lëkurën më të ndjeshme ndaj rrezatimit UV. Mbrojtja nga dielli është veçanërisht e rëndësishme kur përdorni retinoide. Ky produkt nuk duhet të përdoret së bashku me retinoidet e tjera, duke përfshirë retinolin ose acidin retinoik. Ky produkt nuk është një trajtim për aknet. Lëkura e prirur për akne mund të përjetojë një rritje të përkohshme të akneve gjatë javëve të para të përdorimit të çdo forme të retinoidit, përfshirë ato që përdoren në këtë formulim.
Shënim: Kur jeni shtatzënë ose ushqeni fëmijën me gji, rekomandohet të shmangni çdo produkt për kujdesin e lëkurës që përmban retinoide siç janë formulimet me Granactive Retinoid ™ ose Retinol.
Si të përdoret
Vendosni një sasi të vogël në mbrëmje si pjesë e rutinës tuaj të kujdesit të lëkurës, pas serumeve me bazë uji, por para trajtimeve më të rënda. Mos e përdorni me trajtime të tjera retinoide. Shmangni ekspozimin diellor të pambrojtur. Nëse ndodh acarim, ndërpriteni përdorimin dhe konsultohuni me një mjek. Përdorni vetëm sipas udhëzimeve në lëkurë të padëmtuar. Këshillohet testim lokal para përdorimit në gjithë fytyrën. Mbajeni larg fëmijëve. Vendoseni në frigorifer pasi ta keni hapur.
Testet patch (testim lokal) janë një mënyrë e thjeshtë për t’ju ndihmuar të parashikoni nëse mund të përjetoni një reagim fillestar negativ ndaj një produkti të ri. Rekomandohet të kryeni një provë patch përpara se të përfshini ndonjë produkt të ri në rutinën tuaj. Mëposhtë kemi përshkruar një metodë të përgjithshme për kryerjen e patch testit tuaj bazuar në llojin e produktit.
- Vendosni një sasi të vogël të produktit në një zonë të pastër të lëkurës në parakrahun e sipërm.
- Mbajeni zonën të thatë.
- Nëse produkti ka një kohëzgjatje të specifikuar të përdorimit, shpëlajeni pasi të ketë kaluar kjo kohë. Përndryshe shpëlajeni pas 24 orësh.
- Nëse vërehet ndonjë skuqje, djegie, kruarje, flluskë ose acarim në çdo kohë gjatë testit, mos e përdorni produktin.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.