La Roche-Posay Toleriane Sensitive Cream është formula e re nga La Roche Posay që trajton lëkurën e thatë, shumë sensitive. Toleriane Sensitive tani përfshin prebiotikë për të rigjeneruar thellësisht lëkurën sensitive. Ka një formulë shumë të plotë që ndihmon në qetësimin dhe rigjenerimin e lëkurave sensitive, është formuluar për t’u përdorur nga e gjithë familja dhe është testuar tek foshnjat nga mosha 3 muajshe. Kjo formulë siguron 48 orë hidratim dhe zvogëlon të gjitha shenjat e shqetësimit dhe sensitivizimit të lëkurës.
Karakteristikat
- Tekstura: krem;
- Problematikat: lëkura sensitive, lëkura e dëmtuar;
- Koha e aplikimit: në mëngjes dhe në mbrëmje;
- Mosha: 3 muaj +;
- Lloji i lëkurës: lëkurë normale, përfshirë ato sensitive;
- Përfitimet kryesore: mund të përdoret tek foshnjat nga 3 muajsh, zvogëlon sensitivizimin, hidraton lëkurën;
- Formuluar pa: aromë, alkool, paraben.
Përbërësit Kryesorë
- 2% Niacinamide ndihmon në rigjenerimin e lëkurës;
- Glicerina bën që lëkura të jetë më e hidratuar dhe e lëmuar, duke e bërë atë menjëherë më të rehatshme;
- Ceramide III ndihmon për të riparuar barrierën natyrale të lëkurës dhe për të mbrojtur lëkurën nga agresorët e jashtëm.
Si të përdoret
Aplikoni La Roche-Posay Toleriane Sensitive Cream në mëngjes dhe në mbrëmje, në lëkurën e pastruar.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.