La Roche-Posay Toleriane Sensitive Fluid është hidratuesi me formulimin e ri nga La Roche Posay që trajton lëkurën sensitive. Toleriane Sensitive tani përfshin prebiotikë për të qetësuar dhe rigjeneruar thellësisht lëkurën sensitive. Hidratuesi, është formuluar për t’u përdorur nga e gjithë familja dhe është testuar tek foshnjat nga mosha 3 muajshe. Kjo formulë siguron 48 orë hidratim dhe zvogëlon të gjitha shenjat e shqetësimit dhe ndjeshmërisë së lëkurës.
Karakteristikat
- Tekstura: lëng;
- Problematikat: Lëkurë sensitive, lëkurë e dëmtuar;
- Koha e aplikimit: në mëngjes dhe në mbrëmje;
- Mosha: 3 muaj +;
- Lloji i lëkurës: lëkurë e mikse/ e yndyrshme, përfshirë sensitive;
- Përfitimet kryesore: mund të përdoret tek foshnjat nga 3 muajsh, zvogëlon ndjeshmërinë, hidraton lëkurën;
- Formuluar pa: aromë, alkool, paraben.
Përbërësit Kryesorë
- 2% Niacinamide ndihmon në rigjenerimin e lëkurës;
- Glicerina mundëson që lëkura të bëhet më e hidratuar dhe e lëmuar, duke e bërë atë menjëherë më të rehatshme;
- Ceramide III ndihmon për të riparuar barrierën natyrore të lëkurës dhe për të mbrojtur lëkurën nga agresorët e jashtëm.
Si të përdoret
Aplikoni La Roche-Posay Toleriane Sensitive Fluid në mëngjes dhe në mbrëmje, në lëkurën e pastruar.
Nensi_h –
Ky është i vetmi hidratues që e ndjej lëkurën rehat, por problemi është që mbaron pak shpejt. Por të paktën nuk kushton shume dhe mund ta blej 1 herë në 2 muaj.