La Roche Posay Anthelios Hydrating Cream SPF50+ është një krem kundër diellit për fytyrën, qetësues, ultra i rehatshëm, i përshtatshëm për lëkurë të thatë deri në shumë të thatë. Formula jo komedogjene ka një look përfundimtar jo yndryrosës që është në gjendje të hidratojë thellë lëkurën dhe të qetësojë edhe lëkurat sensitive. E përshtatshme me lëkurën e ndjeshme të konturit të syve, falë një teknologjie të re e cila siguron që kremi i diellit është më pak i prirur për të arritur zonën e syve kur djersiteni ose lageni, duke ulur në mënyrë drastike djegien e syve. Sistemi i filtrit të patentuar ka një raport UVA / UVB më të madh se sa rekomandohet zakonisht nga Bashkimi Evropian, duke dhënë një mbrojtje të mirë kundër rrezatimit UVA, UVB dhe rrezeve infra të kuqe.
Karakteristikat
- Tekstura: krem;
- Problematikat: lëkura e ekspozuar ndaj diellit;
- Koha e aplikimit: në mëngjes;
- Mosha: 15+;
- Lloji i lëkurës: lëkurë e thatë në shumë e thatë;
- Përfitimet kryesore: ultra të rehatshme, mbron nga rrezatimi i diellit, i përshtatshëm për sytë e ndjeshëm, PPD 35;
- Formuluar pa: paraben, aromë.
Përbërësit Kryesorë
- Mexoplex është një sistem i patentuar i filtrimit UVA / UVB / Infrared i cili ka një mbrojtje të përforcuar ndaj rrezatimit UVA (më e lartë se rekomandimi evropian);
- Intelimer është një teknologji e patentuar e bazuar në një polimer i cili është në gjendje të rrethojë përbërësit yndyrosës të formulës, madje edhe në nxehtësi dhe djersitje ekstreme zvogëlon migrimin e produktit në sy, duke zvogëluar ndjeshëm ndjesinë e djegies së syve;
- Uji Termal La Roche-Posay qetëson lëkurën dhe hidraton butësisht.
Si të përdoret
Aplikoni La Roche Posay Anthelios Hydrating Cream SPF50+ në mëngjes në lëkurën e pastruar në fytyrë, qafë dhe gjoks. Vendosni përsëri çdo dy orë të ekspozimit në diell ose pas larjes ose tharjes me peshqir.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.