Larësi La Roche Posay Effaclar H ISO-biome është një krem pastrues qetësues dhe hidratues për fytyrën dhe trupin. Ndihmon në zbutjen e lëkurës dhe zvogëlimin e papërsosmërive të lëkurës akneike që është sensibilizuar nga trajtimet që shkaktojnë tharje.
Ky larës është i pasur me Gjalpë Shea , Niacinamide dhe Glicerinë për një efektivitet të shkëlqyer hidratues. Formula përmban gjithashtu ekstrakt Orellana për të ndihmuar në reduktimin e akneve pa asnjë kompromis në hidratimin. Me fuqinë e shkencës së mikrobiomës, Aqua Posae Filiformis është një përbërës prebiotik që forcon barrierën epidermale.
Karakteristikat
- Tekstura: kremoz
- Problematikat e lëkurës: tharja nga trajtimet e akneve
- Koha e aplikimit: në mëngjes dhe darkë
- Mosha: 12+
- Lloji i lëkurës: lëkurët e yndyrshme dhe akneike, përfshirë ato sensitive;
- Përfitimet kryesore: pastron butësisht, dezinfekton dhe qetëson lëkurën për të rivendosur rehatinë. Redukton efektet anësore ose tharjen nga trajtimet. Redukton papërsosmëritë. Përshtatet shumë mirë në trajtimet me Isotretinoin.
Përbërësit Kryesorë
- Niacinamide, për të qetësuar dhe hidratuar.
- Ekstrakt Orellana për të ndihmuar në reduktimin e sebumit dhe hiperkeratozës. Targeton aknet dhe lë një efekt mat.
- Uji Filiform për të rikthyer ekuilibrin në mikrobiomën e lëkurës.
- Gjalpë Shea dhe Glicerinë për hidratim të thellë dhe të shkëlqyer.
Si të përdoret
Aplikimi në Fytyrë:
Përzieni larësin bashkë me ujë në pëllëmbën e dorës tuaj. Aplikojeni dhe përhapeni në fytyrën tuaj si më poshtë: Me majat e gishtave, aplikoni butësisht kremin, duke filluar nga zona midis vetullave drejt vijës së flokëve dhe më pas nga qendra e ballit drejt tëmtheve. Përsëriteni 3 herë. Me pëllëmbët e hapura ndaj lëkurës, aplikojeni në fytyrë duke filluar nga mjekra, drejt hundës. Më pas lyeni faqet dhe ngjiteni sërish deri te mjekra. Përsëriteni 3 herë. Shpëlajeni me ujë dhe thajeni butësisht me një peshqir.
Aplikimi në Trup:
Aplikojeni në lëkurë të lagur, masazhojeni butesisht dhe shpëlajeni.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.